Bentley rikthen modelin 100-vjeçar në prodhim

Bentley Blower është një legjendë dhe një simbol i industrisë së automobilave, dhe tani po kthehet pas gati 100 vjetësh nga debutimi i tij.

Megjithatë, nuk do të jetë një “bishë” me një motor 4.5 litra.

Blower Jnr do të përfaqësojë një veturë më kompakte që do t’i bëjë nderime origjinalit.

Edhe pse promovohet nga Bentley, prodhimi në fakt do të kryhet nga kompania britanike Hedley Studios, e cila njihet më shumë për prodhimin e versioneve në miniaturë të veturave klasike.

Do të prodhohen vetëm 349 kopje.

Blower Jnr shkon një hap më tej, pasi do të jetë 85% e madhësisë së Bentley’s 1929 Blower, dhe ndryshe nga modelet e mëparshme të Hedley, ky do të jetë plotësisht i ligjshëm në rrugë.

Blower origjinal kishte një motor 4,5 litra, ndërsa Blower Jnr do të fuqizohet nga një motor elektrik që jep pak më shumë se 20 kuaj fuqi.

Shpejtësia maksimale në Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian është e kufizuar në 72 km/h, dhe në SHBA në 40 km/h.

Me një karikim të baterisë, vetura do të përshkojë deri në 105 kilometra.

Raportohet se prodhimi i modelit tashmë është duke u zhvilluar, dhe dërgesat e para priten këtë vit.

Klientët do të jenë në gjendje të bëjnë modifikime të ndryshme për ta bërë kopjen e tyre të ndryshme nga të tjerat.

Çmimi fillestar i Blower Jnr është rreth 100,000 euro. /Telegrafi/

Read Previous

Armë të sekuestruara dhe pesë persona të arrestuar, reagimi profesional i policisë së Gjakovës

Read Next

Humbja në finale, Barella: Më dhemb shumë, të gjithëve na vjen keq