Benfica interesohet për shërbimet e Albion Rrahmanit – Rapidi kërkon një shumë të majme parash për lirimin e tij

Forma e lartë që po tregon këtë sezon në elitën e futbollit rumun Albion Rrahmani, ka bërë që ai të bie në syrin e ekipeve të mëdha evropiane.

Sipas asaj që raporton mediumi rumun ProSport, klubi i radhës që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit kosovar është Benfica.Grkovska: Proceduara për blerjen e 45 automjeteve të cilat qeveria do t’i blejë m…I arrestuar pas shpërthimit në Lushnjë, GJKKO urdhëron lirimin e Leonard GjinitDalin pamjet se si zyrtari i Fenerbahces goditi me sende të forta një tifoz të moshuar …Elia Zaharia shihet për herë të parë në publik pas konfliktit me Princin LekaPeci ndërprenë kontratën e qerasë me AAK-në, thotë se u kërcënua nga zyrtarët e partisë

Rrahmani po kalon në një formë fantastike këtë sezon, duke qenë lojtari kryesor i Rapid Bukureshtit me plotë 14 gola të shënuar dhe tri asistime në 16 ndeshje të luajtura.

Për transferimin e tij në Portugali tashmë ka raportuar edhe mediumi portugez Record.pt, ku sipas tyre Rrahmani është futur në listën e dëshirave të Benficës nga presidenti Rui Costa, i cili ka mbetur i mahnitur me potencialin e tij.

Klubi portugez madje kishte dërguar edhe skautët për të përcjellur Rrahmanin në fitoren me rezultat 4-0 në derbi që Rapidi e arriti ndaj Steaua Bukureshtit, aty ku 23-vjeçari shkëlqeu me dy gola të shënuar.

Sidoqoftë, për të siguruar shërbimet e Rrahmanit, Benfica duhet të paguajë rreth 8 milionë euro, çmim ky i vendosur nga drejtuesit e klubit rumun.

Kujtojmë se më herët ishte raportuar se interesim për Rrahmanin ka pasur edhe nga Liga Premier, aty ku Aston Villa përmendej si një destinacion i mundshëm i sulmuesit kosovar./Telegrafi/

Read Previous

Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Investime në vlerë të 33 milionë eurove

Read Next

Zyrtari amerikan vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, takohet me Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin