Zyrtari amerikan vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, takohet me Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimit të ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimin e institucioneve të forta.

Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga data 20-22 mars, ndihmëssekretari Robinson do të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë./GazetaExpress/

Read Previous

Benfica interesohet për shërbimet e Albion Rrahmanit – Rapidi kërkon një shumë të majme parash për lirimin e tij

Read Next

Izraeli merr kontrollin e spitalit të Gazës ndërsa OKB-ja paralajmëron për zi buke