Bellingham: Botërori i Klubeve është objektivi i Realit

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, u shpreh i kënaqur që gjeti rrugën e golit në fitoren 2-0 ndaj Sevillës të dielën.

Në këtë ndeshje, përveç Bellingham, shënoi edhe Kylian Mbappe.

“Jemi të lumtur për fitoren, por njëkohësisht të trishtuar, sepse donim të ‘luftonim’ për titullin deri në fund,” u shpreh Bellingham për ‘Real Madrid TV’ pas ndeshjes.

“Goli im erdhi pas një aksioni të bukur mes dy të rinjve dhe unë isha aty për të realizuar një gol të lehtë,” shtoi anglezi.

Ai lavdëroi edhe bashkëlojtarin e tij, Kylian Mbappe.

“Është i jashtëzakonshëm. Një lojtar shumë i mirë dhe një person i mrekullueshëm. Është fantastike ta kemi në ekip”, ka theksuar Bellingham.

Reprezentuesi anglez theksoi se objektivi i radhës për Real Madridin është Botërori i Klubeve.

“Është një tjetër titull dhe shpresoj ta fitojmë. Është ëndrra e klubit dhe e skuadrës sonë”, ka përfunduar Bellingham.

Read Previous

Messi i befasuar në SHBA

Read Next

OVL-UÇK kërkon hetim ndërkombëtar për shkeljet në Speciale