Bekim Jashari në Skenderaj sfidohet vetëm nga Sami Lushtaku

Një ditë më parë ka përfunduar afati i partive për t’i dërguar në KQZ emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe asamble komunale për certifikim.

Ajo që bie në sy është se në komunën e Skenderajt asnjë nga partitë politike nuk kanë kandiduar kandidatë për kryetar, përveç Partisë Demokratike të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate do të garojnë vetëm me listë për asamble komunale, por jo edhe për kryetar.

Përfaqësues të këtyre partive politike kanë thënë se nuk duan ta sfidojnë kryetarin aktual, Bekim Jashari.

Ky i fundit ka rikandiduar si kandidat i pavarur për mandat të dytë.

Në anën tjetër, PDK garon me ish-kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtakun.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor dhe pikërisht gara për kryetar në Skenderaj vlerësohet si ndër më interesantet.\

Read Previous

Shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, hap konkurs për pranimin e nxënësve

Read Next

Vitia thërret në takim krerët e institucioneve shëndetësore, priten masa të reja antiCOVID-19