Ditë më parë mediumi ynë ka paraqitur një dukuri negative që po ndodh jashtë oborrit të shkollës së mesme të ulët ‘Yll Morina”. Përmes kronikës ne kemi vënë në pah disa shqetësime të prindërve që nxënësit i kanë në këtë shkollë. Prindërit kanë shprehur shqetësimet që fëmijët e tyre po kërcënohen nga një grup fëmijësh me sjellje jo të mira duke ju kërkuar para. Drejtori i kësaj shkolle, Berat Bejtullahu ka sqaruar për opinionin e gjerë edhe njëherë se grupi i fëmijëve me sjellje huligane nuk janë nxënës të kësaj shkolle, madje kërcënimet nuk kanë ndodhur brenda shkollës por jashtë saj.
Nga menaxhmenti i kësaj shkolle thonë se siguria jashtë oborrit të shkollës nuk është detyrë e tyre, por përkundër kësaj ata vazhdimisht mundohen që siguria e nxënësve të kësaj shkolle të mos mungojë as jashtë oborrit të këtij institucioni arsimor.