Robin Krasniqi ka marrë rezultatet për rivlerësimin e duelit me Dominic Bosel.
Boksieri shqiptar ka dërguar incizimet e këtij meç në një juri neutrale dhe ka marrë rezultatet që e shpallin fitues me vendim unanim nga pesë profesionistë.
Rezultatet ishin 116:112, 116:112, 115:114, 115:113, dhe 115:113, të gjitha në favor të Krasniqit.
Ka qenë vet boksieri shqiptar qëka konfirmuar se është dalë fitues falë rezultateve të dhëna nga Timo Hoffman, Tengis Sade, Sergej Kovalenko, Mathias Eichler dhe Jens Kluge.