Shoqata DRINI Gjakovë – Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në KK Gjakovë kanë bërë sot përurimin e librit Shtigjet e Përgjakura të autorit Ali Daci. Mr. Muhamet Rogova është shprehur se autori ishte ai që bëri gjithë përgatitjet për pritjen sa më dinjitoze për refugjatët shqiptar.
Autori i librit tregon edhe më detajisht se për cfarë bëhet fjalë në këtë libër. Por pika kulminante në këtë libër mbetet vrasja e 21 civilëve ku në mesin e tyre ishin gra, pleqë e fëmijë.
Të pranishëm ishin edhe Prof. Dr. Alban Dobruna, përfaqësues të intelektual Jakova e shumë personalitete të tjera ku vlerësuan e treguan për kontributin e autorit Daci.