Begaj thirrje të rinjve për angazhim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, iu drejtua sot të rinjve në mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Begaj i fton ata të marrin një rol aktiv në përpjekjet për respektimin e të drejtave dhe të dinjitetit njerëzor për një të ardhme më të mirë.

Sot, më 10 dhjetor, mbushen 76 vite nga shpallja e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të cilën Presidenti i Republikës e konsideron si udhërrëfyese dhe frymëzuese për avancimin e të drejtave dhe lirive njerëzore.

Presidenti e cilëson festimin e kësaj dite si moment reflektimi, ndërsa i bën thirrje shoqërisë shqiptare për gjithëpërfshirje.

“Secili nga ne, duke dhënë kontributin e tij, mund të luajë një rol thelbësor në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore”, shprehet, ndër të tjera, kreu i shtetit. /Albanianpost.com

Read Previous

Ministria ukrainase aprovon përdorimin e sistemit robotik të pajisur me mitraloz

Read Next

Ambasadori Hovenier del në pension