Begaj takohet me homologun nga Azerbajxhani

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ku në vëmendje ka qenë bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe ndërveprimi në sektorë kyç.

Lajmin e ka bërë me dije vete kreu i shtetit, përmes një publikimi në X, njohur më parë si Twitter.

Begaj po ashtu e ka përshkruar takimin me Aliyev si shumë produktiv.

“Ne po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë politik dhe po forcojmë bashkëpunimin ekonomik në fusha kyçe me interes të përbashkët. Energjia dhe turizmi janë në krye të agjendës sonë”, shkruan ai.

Begaj do të marrë pjesë gjithashtu në Forumin Global të Baku-t, i cili zhvillohet nga datat 14 deri më 16 mars.

Ky do të jetë edhe Forumi i 11-ë i Baku-t.

Ndërsa, sa i takon Begajt, është e disata vizitë që kreu i shtetit zhvillon në Azerbajxhan në muajt e fundit.

Raportet me vendin e aziatik kanë shfaqur një forcim të gjerë vitet e fundit, ku përmenden projekte me rëndësi strategjike si gazsjellësi adriatiko-jonian TAP, gazifikimi i Shqipërisë, apo bashkëpunimi në disa sektorë me rëndësi.

Së fundmi Azerbajxhani hoqi edhe regjimin e vizave me Shqipërinë dhe tashmë qytetarët respektivë do të mund të udhëtojnë drejt dy vendeve në mënyrë të lirë.

Pjesë e diskutimeve ka qenë gjithashtu vendosja e një linje direkte ajrore me Azerbajxhanin. /Albanianpost.com

Read Previous

Simeone: Ne eliminuam një nga më të mirët në Evropë

Read Next

Drejtori i TikTok-ut apel përdoruesve amerikan: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet