Begaj: Nënë Tereza shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit

Presidenti Bajram Begaj në këtë ditë të shënuar ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shprehet se Nënë Tereza, ishte shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.

“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.

Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shprehet më tej Presidenti Begaj. /Telegrafi/

Read Previous

Ish-komandanti i NATO-s: Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore

Read Next

Netanyahu dyfishon kontrollin e kufirit të Gazës me Egjiptin