Bedri Smolica, riparuesi i televizorëve që nga viti 1984

Bedri Smolica merret me servisimin e televizorëve që nga viti 1984. Këtë zanat, të cilin e ka trashëgim nga babai, ai e vazhdon me shumë vullnet duke qenë çdo herë në shërbim të klientëve.

Gjatë qëndrimit tonë në biznesin e tij Samsung ai kujton me nostalgji kohën kur filloi të merret me këtë profesion.
Në vitet e 80-ta kur Bedriu nisi këtë zanat, të merreshe me servisim të televizorëve ishte e vështirë por mbi të gjitha një privilegj i madh.

Pavarësisht avancimit të teknologjisë, ai thotë se ka ende klientë të interesuar edhe pse të paktë në numër, për t’i riparuar televizorët e vjetër.

Për më shumë ndiqni videon e plotë:

Read Previous

Falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim në prokurim publik

Read Next

Haradinaj kujton Batalionin Atlantiku dhe Brigadën 136