Bebe Rexha publikon këngën e re “Sacrifice”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, publikoi të premten projektin e saj të ri muzikor.

“Sacrifice” mban titullin kënga e saj e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.

Kënga është kompozuar nga vet Bebe Rexha dhe është pjesë e albumit të saj më të ri, që do të dalë në treg së shpejti.

https://www.instagram.com/p/CMBlM0aoKBB/

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në të cilin artistja vjen me një paraqitje mjaft provokuese dhe atraktive.

31-vjeçarja ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Mike Breslauer, ndërsa regjisor i klipit Christian Breslauer.

Në vazhdimësi, ajo pritet të publikojë edhe këngët e tjera të albumit të saj të dytë.

Kënga “Sacrifice” i pason bashkëpunimit të saj shumë të suksesshëm “Baby, I’m Jealous” me repren Doja Cat – këngë e cila gjithashtu është pjesë e albumit. /Telegrafi/

Read Previous

Kongresi Panshqiptar Amerikan hap zyrën në Uashington

Read Next

Papa Françesku bën vizitën historike në Irak, pavarësisht rreziqeve