BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë deri në korrik të 2023

Këshilli i Bashkimit Europian ka zgjatur për gjashtë muaj të tjerë sanksionet kundër Rusisë të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

BE-ja vendosi sanksione për herë të parë në 2014 në përgjigje të marrjes së Krimenë dhe u zgjeruan që nga shkurti 2022.

“Ato aktualisht përbëhen nga një spektër i gjerë masash sektoriale, duke përfshirë kufizimet mbi tregtinë, financat, teknologjinë dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, industrinë, transportin dhe mallrat luksoze,” tha Këshilli i BE-së.

Kufizimet përfshijnë gjithashtu “ndalimin e importit të naftës së papërpunuar në det dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në BE”, shkëputjen e disa bankave ruse nga SWIFT dhe pezullimin e licencave të disa kompanive ruse.

/abcnews.al

Read Previous

Publikohet sondazhi, këta janë liderët botërorë më të ndjekur në rrjetet sociale

Read Next

ShSKUK publikon raportet zyrtare për furnizim me barna dhe material shpenzues