BE pritet të miratojë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Europian pritet të miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Kështu deklaroi ministri francez i çështjeve europiane, Clement Beaune, në një intervistë për RFI, duke shtuar se Brukseli duhet të veprojë sa më shpejt  dhe të ndalojë importet e qymyrit dhe gazit nga Moska, sipas la repubblica.

Ndërkohë, Le Figaro zbulon se Franca do të dëbojë 35 diplomatë rusë “veprimtaritë e të cilëve janë në kundërshtim me interesat e tyre”. Gazeta citon një burim pranë Ministrisë së Jashtme franceze dhe shpjegon se veprimi i ndërmarrë është pjesë e një qasjeje europiane”.

Në një deklaratë, ministria francize tha se është përgjegjësia e vendit të garantojë sigurinë e francezëve dhe europianëve.

/abcnews.al

Read Previous

Infemierët mbajnë grevë njëorëshe, kërkojnë realizmin e kërkesave të tyre

Read Next

​Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot