BE miraton planin e mbrojtjes për refugjatët, këto janë lehtësimet për ta

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten për një skemë që ofron mbrojtje të përkohshme për refugjatët që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës.

Që nga e enjtja, mbi 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR, ndërsa lufta ruse hyn në javën e saj të dytë .

UNHCR pret që mbi 4 milionë njerëz do të kenë nevojë për mbrojtje dhe ndihmë për shkak të zhvendosjes nga Ukraina. Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave ka thënë se shifra mund të arrijë në 7 milionë, shkruan Deutsche Welle, transmeton Gazeta Sinjali.

Komisioni Evropian paraqiti një plan të mërkurën për të ofruar mbrojtje të përkohshme për refugjatët që vijnë në vendet e BE nga Ukraina, duke hequr dorë nga procedurat e gjata kombëtare të azilit .

“Të gjithë ata që ikin nga bombat e Putinit janë të mirëpritur në Evropë,” tha presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në një deklaratë për shtyp të mërkurën duke njoftuar masën.

Propozimi synon të lejojë refugjatët nga Ukraina të aplikojnë për statusin e mbrojtjes në çdo vend anëtar të BE-së. Më pas atyre do t’u ofrohen leje qëndrimi të përkohshme dhe akses në punësim dhe mirëqenie sociale, mes përfitimeve të tjera.

Statusi i mbrojtjes do të mbetet i vlefshëm për një vit, por mund të zgjatet për dy vjet, në bazë të një vendimi të vendeve anëtare të BE-së. 

/GazetaSinjali/

Read Previous

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 3”

Read Next

Koeman thyen heshtjen, flet për largimin e tij dhe të Messit nga Barcelona