BE-ja ka miratuar bashkimin e Kroacisë në zonën Schengen pa kontrolle kufitare, nga janari i vitit 2023.
“Hapi i fundit u realizua. Vendimi i Këshillit (BE) u miratua. Tani është konfirmuar zyrtarisht që Kroacia i bashkohet zonës Schengen që nga 1 janari 2023”, shkroi misioni diplomatik i Kroacisë në BE në Twitter të enjten e 8 dhjetorit.
Disa ditë më parë ishte Austria tha se nuk e mbështet aderimin e plotë të Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë në zonën Schengen, për zgjerimin e kësaj të fundit me tre vendet e Bashkimit Evropian dhe arsyet për këtë, lidhen me fluksin e shtuar të emigrantëve në kufijtë e shteteve perëndimore.
Kështu bëri me dije Ministria e Brendshme austriake, mbi këtë rast.
Vetë ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, tha se numri i emigrantëve të jashtëligjshëm, të cilët janë paraqitur në kufijtë e Austrisë këtë vit, ka shënuar një rritje të madhe dhe se shifra po shkon në thuajse 100 mijë.
Prej tyre, 75 mijë janë persona, të cilët nuk janë regjistruar asnjëherë në vendet e unionit, pavarësisht se kanë kaluar përmes disa shteteve të treta, të cilat quhen vende të sigurta.
Më parë, ka qenë edhe Holanda, një vend që ka qenë kundër heqjes tërësore të kufijve me tre vendet e unionit.
Arsyetimi i palës holandeze gjithsesi, më së shumti lidhet me faktin e mendimit se vendet ende nuk janë të përgatitura dhe nëse ato pretendojnë se po, atëherë shtetet anëtare perëndimore, duhet të kenë prova të qarta mbi këtë fakt. /Albanianpost.com