BE jep miratimin përfundimtar, nga 2024 celularët dhe tabletët do kenë një karikues të përbashkët

Këshilli i Ministrave të BE-së dha sot miratimin përfundimtar për Projektligjin e Përbashkët për Karikuesit.

Kjo do të thotë se nga 2024 industria e telefonave inteligjentë do të prodhojë një kabllo të njëtrajtshme karikimi për pajisjet mobile.

Nga 2024 nuk do të jetë më e nevojshme që te blejmë disa karkues për pajisje të ndryshme mobilare, çdo pajisje do të mund të rimbushet duke përdorur të njëjtin karikues.

Direktiva gjithashtu i lejon konsumatorët të zgjedhin nëse do të blejnë një pajisje të re me ose pa karikues. Kjo jo vetëm që do të kursejë paratë e konsumatorëve, por gjithashtu do të reduktojë mbetjet elektronike të lidhura me prodhimin, transportin dhe asgjësimin e karikuesve.

Katër vjet pas hyrjes në fuqi të direktivës, Komisioni do të vlerësojë nëse kjo ndarje e shitjeve duhet të bëhet e detyrueshme.
Kategoritë e pajisjeve përkatëse

Rregullat e reja do të zbatohen për një gamë të gjerë pajisjesh celulare:

– telefonat celularë

– tableta dhe lexues elektronikë

– kamera dixhitale dhe konzola për lojëra video

– kufje dhe altoparlantë portativë

– Minjtë dhe tastierat me valë

– Sistemet portative të navigimit

/abcnews.al/

Read Previous

Kuvendi i Kosovës miraton Strategjinë e Sigurisë

Read Next

Presidentja ​Osmani pret në takim përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës