• 5 December, 2022

BE-ja miraton ligjin, të gjithë telefonat do të kenë adapter të njejtë

Deri në vitin 2024 në Bashkimin Evropian do të ekzistojë një pajisje e njëjtë për mbushje të baterive të telefonave, tabletëve dhe kamerave. Parlamenti Evropian ka votuar të martën në të mirë të këtij ndryshimi, me 602 vota për dhe vetëm 13 vota kundër.

Kompania amerikane Apple pritet të preket më së shumti nga ky vendim, pasi nënkupton që ajo duhet të ndryshojë portën e mbushjes së baterive të pajisjeve të saj. Votimi i së martës konfirmon një marrëveshje të mëparshme në mes të institucioneve të bllokut evropian që të ekzistojë vetëm një pajisje universale, sipas standardeve të BE-së.

Ndër kompanitë më të mëdha teknologjike: Apple, Samsung dhe Huawei, nuk e kanë komentuar ende këtë vendim.

Apple ka paralajmëruar në të kaluarën se propozimi i BE-së mund të dëmtojë inovacionin dhe të krijojë një mal të mbetjeve elektronike. Ky ndryshim është diskutuar me vite, dhe është nxitur nga ankesat e përdoruesve të pajisjeve të prodhuara nga Apple dhe Samsung, të cilët është dashur të përdorin mbushës të ndryshëm për pajisjet e tyre.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se një mbushës i vetëm i baterive, mund t’ia kursejë tregut të konsumatorëve 250 milionë euro. /REL/

Read Previous

Këta janë 6 kandidatët e nominuar për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Read Next

Drejtori i CIA-s: Nëse cënohet, Putin mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe i pamatur