BE-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka folur për masakrimin e Shani Louk, një shtetas gjermano-izraelit.

Ai tha se Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve në gaza.

“I tmerruar nga masakrimi i Shani Louk, një shtetas gjermano-izraelit, nga Hamasi. Vdekja e saj është një ilustrim i barbarisë së terroristëve të kryer kundër qindra qytetarëve izraelitë dhe ndërkombëtarë. BE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve në Gaza”, tha Borell në një postim në X.

/klankosova/

Read Previous

Kryeministri i ri malazez takohet me von der Leyen: Mali i Zi ka një qeveri evropiane

Read Next

Vajzat e Kosovës synojnë fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut