BE-ja ka një paralajmërim për vendet që rekomandojnë doza shtesë të vaksinës

Vendet e Bashkimit Evropian mund të përballen me pasoja ligjore për shkak të rekomandimeve për një dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit.

Kjo për faktin se një dozë përforcuese ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), tha Komisioni Evropian.

Agjencia ka thënë vazhdimisht se duhet të ketë më shumë të dhëna para se të miratojë përdorimin e një doze shtesë.

Deri më tani tetë vende evropiane kanë rekomanduar vaksinimin me një dozë shtesë dhe disa të tjera pritet të marrin të njëjtin vendim.

/EkonomiaOnline/

Read Previous

Stafi i Klinikës Infektive refuzon shtesat prej 60 eurove të ndara nga Qeveria: S’kemi nevojë për lëmoshë

Read Next

Si ndikon uji i ftohtë në tretjen dhe shëndetin e zorrëve?