BE-ja bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Ambasadorët e BE-së kanë rënë dakord për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, thonë diplomatët e bllokut.

Paketa e 16-të e sanksioneve përfshin një ndalim të importit primar rus të aluminit dhe listimin e 73 anijeve të reja të flotës hije, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Sanksionet do të miratohen zyrtarisht nga ministrat e BE-së të hënën – në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska. /Albanianpost.com

Read Previous

Futboll | Hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Read Next

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën