BE i heq të drejtën Hungarisë për të pritur takimin ku do të diskutohet për Ukrainën

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, i ka hequr Hungarisë të drejtën për të pritur takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ku do të diskutohet për luftën në Ukrainë.

Kjo vjen disa javë pasi Hungaria mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, një rol në të cilin normalisht do të ishte nikoqire e ngjarjes, dhe mes zemërimit për një takim që kryeministri hungarez Viktor Orban zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të këtij muaji.

Borrell ka theksuar se veprimet e Hungarisë duhet të kenë pasoja dhe se “ne duhet të dërgojmë një sinjal, edhe nëse është një sinjal simbolik”.

Hungaria e përshkroi masën si “plotësisht fëmijërore”, raporton BBC. 

Çdo gjashtë muaj, nën çdo presidencë të re të Këshillit, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së mbajnë takime jozyrtare për të diskutuar çështjet më të mëdha globale me të cilat përballet blloku.
Takimi i radhës do të zhvillohet në 28-30 gusht dhe pritej të mbahej në Budapest, por Borrelli ka njoftuar se ato do të mbahen në Bruksel./koha.net/

Read Previous

Man City i vendos çmimin sulmuesit Julian Alvarez

Read Next

​Sadiku: Medalja olimpike është synim i madh, por unë dua ta bëj realitet