BE: Autoritetet e Kosovës ishin të informuara për testimet e urës në Mitrovicë

Me disa ditë vonesë nga Bashkimi Evropian i ka kthyer përgjigje KOHËS në pyetjen rreth testimeve të kryera në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. BE-ja e ka konfirmuar se ajo është duke bërë vlerësimin e urës dhe zonës përreth saj dhe se për këtë kanë qenë në mënyrë të duhur të njoftuara autoritetet e Kosovës, dhe se këto testime nuk janë ndonjë sinjal se do të do të ketë ndonjë ndryshim në status quon e kësaj ure.

“BE është duke kryer momentalisht vlerësimin rutinor struktural të urës dhe të studimit planifikues urban të zonës rreth saj duke pasur parasysh kohën që ka kaluar nga revitalizimi i urës në Mitrovicë. Autoritetet e Kosovës ishin të informuara paraprakisht në mënyrë të duhur” thuhet në përgjigjen e BE-së.

“Ky vlerësim nuk sinjalizon asnjë ndryshim të status quos, por ka për qëllim të sigurojë që cilido vendim rreth së ardhmes së urës do të jetë në bazë të informative më të fundit, të sakta dhe të dhënave objektive teknike. BE është duke u koordinuar për së afërmi me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë lidhur me të ardhmen e urës. Në ndërkohë ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga ndonjë veprim i njëanshëm, përfshirë edhe ndërtimit të urave bashkangjitëse”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së.

Në fund të kësaj përgjigje BE-ja përsërit se “të gjitha marrëveshjet nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe ato lidhur me urën, duhet të zbatohen në tërësi”.

Javën e shkuar një kompani private kishte bërë testimin e qëndrueshmërisë së urës mbi lumin Ibër. Ndonëse nga burimet tjera ishte thënë se këto testime i ka porositur BE-ja nga vet Bashkimi Evropian një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar.

Read Previous

Fermerët e Kosovës paralajmërojnë protestë më 2 korrik për çmimin e grurit

Read Next

Vijon i nxehti përvëlues në Europë