Bayern interesohet për mesfushorin e Liverpoolit

Georginio Wijnaldum do të largohet nga Liverpooli. Mesfushori holandez nuk ka vazhduar kontratën me klubin anglez që i skadon muajin tjetër.

Mesfushor thuhet se ka vendosur të largohet nga Liverpooli pasi dëshiron një aventurë të re.

Edhe menaxheri i lojtarit Humphry Nijman ka konfirmuar interesim e skuadrës së Bayern Munichut.

Për shërbimet e mesfushorit 30-vjeçar interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Barcelona dhe Interi.

Wijnaldum këtë edicion në 47 ndeshje ka shënuar tri gola.

Ai është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016 kur u transferua nga Newcastle United./Koha.net/

Read Previous

Juventus ka vendosur për të ardhmen e Pirlos

Read Next

Policia njofton për të shtëna armësh në Prishtinë