Bayern dhe Barcelona në garë për transferimin e sulmuesit të Ajax-it

Antony është bërë një nga yjet e Ajax në moshën 21-vjeçare. Si gjithmonë, të mëdhenjtë e Evropës tashmë janë interesuar për yllin e ri të ekipit. Anësori i djathtë ishte një nga figurat në debutimin e Ligës së Kampionëve kundër Sporting më dy asistime.

Sipas Bruno Andrade nga “UOL Esporte”, ai tashmë është kthyer në objektivin e Bayern Munich dhe Barcelonës.

Në Amsterdam ata shpresojnë të sigurojnë të paktën 40 milion euro për një lojtar i cili vitin e kaluar shënoi 10 gola dhe dhuroi 10 asistime. Çmimi mund të rritet edhe më shumë nëse performance e lojtarit qëndron në të tilla nivele.

Gjigandi “bavarez” në krye për momentin dhe Barcelona nuk janë të vetmit të interesuara për shërbimet e lojtarit, kjo mund të nisë një “lumë” ofertash drejt Ajax-it që do të tentojë të arkëtojë sa më shumë. Antony mund të jetë zëvendësuesi i Coman, nëse ky i fundit nuk arrin një marrëveshje për të rinovuar me Bayernin  ose i Dembele rinovimi i të cilit është gjithashtu një temë e nxehtë në Barcelonë.

/abcnews.al/

Read Previous

Magneti gjigant që do të ndihmojë në prodhimin e energjisë së pastër

Read Next

COVID-19 shkaktoi rënien më të madhe të jetëgjatësisë që nga Lufta e Dytë Botërore