Në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, u mbajt gara “Badminton top 5”. Lojtarët më të mirë të Kosovës nga Prishtina, kamenica, Gjilani, peja dhe Gjakova garuan mes vete për të parin e kësaj ngjarje sportive.
Sportisti Baton Haxhiu nga Vëllaznimi, në kategorinë U17 u zgjodh fitues pas dy seteve të përfunduara me rezultat 15-9 dhe 15:12 ndaj sportitstit Atlantik Ukshini nga “Donbosko” i Gjilanit.
Lulzim Haziri, kryetar i federatës së badmintonit në Kosovë lojën e sotme e konsideroj si një mrekulli, përkundër faktit që sportistët tanë janë të rinjë në këtë disiplinë sportive.
Ndërkaq Shpresa Berisha Haxhiu, organizatore e këtij eventi sportiv u shpeh e kënaqur me performance e lojtarëve në të tri kategorit.
Theksojmë se në kategorinë U19 fitues u zgjodh Art Kallaba nga Kamenica ndërkaq në U15 Dior Thaqi nga Gjakova.