Bastisjet nga Specialja, reagon Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me bastisjet e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Bastisje të enjten janë kryer në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi në lagjen “Qëndresa” në Veternik. Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

E sipas Klinakut, ky është spektakël i radhës nga ana e Speciales.

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Read Previous

SHBA kërkon armëpushim të menjëhershëm për luftën në Gaza

Read Next

Suedia bëhet sot anëtare e NATO-s