Bastisjet e fundit, ZPS: Po hetohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave, ka kryer operacione në Kosovë në një proces hetimor që është përqendruar në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit të ZPS-së, operacionet janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë kësa jave, Gjykata Speciale ka kryer bastisje te Artan Behrami, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala, te tre ish-këshilltarë të ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Po ashtu, Gjykata Speciale ka kryer bastisje te shtëpia e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj. /Klankosova.tv/

Read Previous

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

Historia e pajtimit të gjaqeve në Kosovë