Bastisje në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Telegrafi mëson se Policia e Kosovës ka hyrë edhe në zyrën e ministres Rozeta Hajdari, shefit të Departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Gara dhe në zyrën e ish sekretarit Irfan Lipovica.

Sipas asaj që mëson Telegrafi ky aksion vjen pas publikimit të disa incizimeve për ‘skandalin e grurit dhe vajit’.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar.

Lajmi në përditësim

Read Previous

Nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës thonë se punojnë në kushte të mjerueshme

Read Next

Osmani: Dorëheqja e policëve serbë, rezultat i kërcënimeve nga Serbia