Basketbollisti Dardan Kapiti i bashkohet KB Trepçës

Basketbollisti i Përfaqësuses së Kosovës A, Dardan Kapiti tashmë edhe zyrtarisht i është bashkuar KB Trepçës.

23 vjeçari, në katër edicionet e fundit ka luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, fillimisht për tri sezone me kolegjin e Florida Atlantic University Athletics në NCAA1, derisa në stinorin e fundit ka ndërruar ambient, për tu paraqitur me Eastern Kentucky University, poashtu në NCAA1.

Në 34 ndeshje me Kentucky University, Kapiti luajti me mesatare prej 4.5 pikëve e 2.4 kërcime për ndeshje.

Qendra 205 centimetërshe së fundmi u paraqit me Përfaqësuesen e Kosovës A në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

/asistionline/tvsyri/

Read Previous

A keni frikë nga dhimbjet e lindjes?

Read Next

35 orë në mes të detit, shpëtohet 25-vjeçari i humbur