Basketbolli, sporti që në qytetin e Gjakovës po gjen interesim të madh

Për herë të parë i luajtur në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1891, basketbolli është një sport që edhe në qytetin e Gjakovës po gjen interesim të madh.

E një nga akademitë më të njohura të këtij sporti në qytetin e Gjakovës, është ajo e KB “Vëllaznimit” , ku trajnerja dhe njëkohësisht basketbollistja profesioniste në këtë akademi, Viola Tanushi, na tha që çelësi i të qenit një basketbollist i suksesshëm është vullneti dhe saktësia në stërvitje.

Që rrënjët e një ekipi të seniorëve janë në akademinë e një klubi na tha Bleonis Tanushi, që përveç se është në rolin e trajnerit, është edhe pjesë e KB “Vëllaznimi”.

Ndër të tjera nga këtu u tha që pjesë e kësaj akademie janë shumë talent, që me punën dhe përkushtimin e tyre do të jenë shumë të suksesshëm në një të ardhme të afërt.

Read Previous

KDI: Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë të pakënaqur me rolin e BE-së në dialog

Read Next

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 177 raste të reja brenda 24 orëve