Bashkimi Evropian me sanksione ndaj bankës më të madhe ruse

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se do të vendosin sanksione edhe ndaj bankave të tjera ruse.

“Jemi duke e përcjellur sektorin bankar, veçanërisht Sberbank, i cili përbën 37% të sektorit bankar rus”, tha Von der Leyen për gazetën gjermane Bild, kur u pyet për raundin e gjashtë të ardhshëm të sanksioneve.

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur “sanksione të rënda” ndaj Sberbank dhe Alfa Bank, në fillim të prillit. Gjithashtu, edhe Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj Sberbank dhe është zotuar të ndalojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022, shkruan BBC.

Tutje, Von der Leyen tha se Unioni po punon për “mekanizma të zgjuar” për të përfshirë naftën në sanksionet e ardhshme./Reporteri/

Read Previous

Venecia hap atraksionin turistik

Read Next

Dyshimet për helmimin e pjesëtarëve të FSK-së, Ministria tregon rezultatin e analizave