Bashkim Jashari takon Gjeneralin e Forcave të Armatosura shqiptare

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Gjeneral Brigade Ylli Pulaj.

Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari i uroi mirëseardhje Gjeneralit Pulaj dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që FARSH po ofron për FSK-në

Nga ana tjetër, Gjeneral Pulaj shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi bashkëpunimin mes dy forcave në trajnime dhe shkollime të ndryshme.

Në fund të dy Gjeneralët rikonfirmuan bashkëpunimin ndërmjet forcave të armatosura të të dyja vendeve dhe u pajtuan për ngritjen e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, shkruhet në njoftimin e FSK-së, në Facebook. /GazetaSinjali/

Read Previous

Presidenti polak i bën thirrje SHBA-së që të vendosen armë bërthamore në Poloni

Read Next

Çmimet e larta në Kosovë, kërkohet bojkotim të supermarketeve