Përgjatë përballjes me pandeminë e virusit Covid-19 në spitalin “Isa Grezda” janë trajtuar pacientë jo vetëm nga komuna e Gjakovës por edhe nga Shqipëria. Në mesin e tyre edhe ata nga rajoni i Hasit. Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore Bashkia e Hasit të Shqipërisë ka shpallur “Qytetar Nderi” drejtorin e spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” Hilmi Shala. Kjo dekoratë iu dha për kontributin e dhënë gjatë pandemisë Covid-19, për trajtimin dhe mbështetjen e pacientëve nga Hasi në spitalin e Gjakovës.
Ndarjen e mirënjohjes e bërë kryetari i Bashkisë Liman Morina dhe këshilli Bashkiak Has. Gjatë kësaj ceremonie drejtori Hilmi Shala është shprehur se ndihet i privilegjuar që po nderohet i gjithë personeli i Spitalit të Gjakovës. Punonjësit shëndetësorë përveç punë dhe obligim profesional e ligjor kanë treguar edhe vlerat kombëtare e vëllazërore duke i trajtuar të gjithë pacientët ashti siq e thotë betimi i Hipokratit. Shqipërinë e Kosovën e ndanë një kufi artificial që është vendosur padrejtësisht, por populli shqiptar këtë kufi e ka shembur me kohë duke i treguar botës se jemi vëllezër dhe të pandashëm, ka thënë mes tjerash Shala në fjalimin e tij. Bashkia e Hasit dhe Gjakovës do të ngrisin bashkëpunimin edhe në shumë projekte të tjera që e lehtësojnë jetën e qytetarëve. Përkrahja dhe bashkëpunimi vëllazëror e kombëtar do të vazhdojë përjetë e mot është thënë në këtë ceremoni.
Bashkia e Hasit e shpall “Qytetar Nderi” drejtorin e spitalit të Gjakovës