Bashkëpronari i Manchester United, Jim Ratcliffe, ka zbuluar se klubi nuk do të synojë transferime të yjeve.
United nuk e ka fituar Premier Ligën që nga viti 2013 dhe në tabelën e këtij edicioni aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë. Skuadra ka arritur të kalojë në gjysmëfinalen e FA Cup.
” Zgjidhja nuk është të shpenzosh shumë para për lojtarë të mëdhenj. Nuk është aq e zgjuar blerja e Mbappe apo Bellingham. Më sfiduese është të gjesh Mbappen e ardhshëm ose Bellinghamin e ardhshëm”, ka thënë Ratcliffe. “Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të marrim njerëzit e duhur për vendet e duhura”./rtklive/