Të shtunën me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Shani Nushi”, klubi i basketbollit “Vëllaznimi” hap xhiron e 25-të të Superligës së basketbollit të Kosovës, ku do të përballet me skuadrën lidere të Superligës, klubin e basketbollit “Trepça”.
E përveç përballjes që pritet të jetë e jashtëzakonshme, klubi i basketbollit “Vëllaznimi” në njoftimin e tyre rreth kësaj ndeshjeje ka bërë të ditur që biletat për këtë ndeshje do të shiten me një çmim prej 3 euro, ku 1 euro nga çmimi total i blitetës do të shkojë në përkrahje të klubit të hendbollit “Vëllaznimi”, i cili po kalon në një periudhë të vështirë financiare.
Kujtojmë që në 24 xhiro sa janë zhvilluar deri më tani KB “Trepça” i ka të regjistruara 2 humbje e 22 fitore, ndërsa KB “Vëllaznimi” ka një bilanc prej 13 humbje e 11 fitore.
/TvSyriVision/