Çmimet e barnave nuk janë të njëjta nëpër barnatore. Kështu të paktën thonë qytetarët që furnizohen rregullisht me barna.
Nënkryetari i Odës Farmaceutike, Gjon Gega, tregon që ky problem ka vite që qëndron për arsye që nuk ka një sistem rregullativ, teksa tregon se nuk është faji tek barnatoret.
Gega shton se sa i përket terapisë për Covid-19 ka ulje të cmimeve të medikamenteve mjeksore.
Ndërsa sa i përket vaksinimit të stafit të farmacistëve, të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit në luftën kundër Covid-19, Gega thotë se ka pasur pakënaqësi. Mirëpo farmacistët nga Gjakova qëndrojnë më mirë se ata të qyteteve tjera.
Oda farmaceutike do të lobojë vazhdimisht që të krijohet një rregull sa i përket cmimeve të barnave, në mënyrë që të mos krijohet huti tek qytetarët.