Thomas MeunierSergino Dest sot kompleton transferimin te Milani, teksa Barcelona është hedhur në sulm për ta gjetur zëvendësuesin e tij.
Mbrojtësi amerikan do t’i bashkohet kampionëve të Italisë si huazim me Milanim që ka të drejtën e blerjës për 20 milionë euro.
Katalunasit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e amerikanit.
Sipas asaj që ka raportuar gazeta As , i zgjedhuri për krahunne djathtë të mbrojtjës është belgu Thomas Meunier.
30-vjeçari ka luajtur me plot sukses në dy vitet e fundit me BVB dhe pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.
Dy klubet kanë gjetur marrëveshjenë orët e vona të së mërkurës mbrëma për transferimin e belgut në Camp Nou.
Katalunasit janë pajtuar të paguajnë 10 milionë euro në arkat e Dortmundit për yllin belg.
Megjithatë te Barça fillimisht duhet të shesin për të liruar hapësirë për regjistrimin e belgut.
Meunier do të fluturojë drejt Barcelonës sot për ta finalizuar transferimin në Camp Nou. /Telegrafi/