Barcelona po lufton për dy tituj

Më 10 prill Barcelona do të luajë ndeshjen më të vështirë për këtë sezon, kur do të udhëtojë për në Madrid që të përballet me klubin e Real Madridit, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj ndeshje, klubi Katalunas do të luajë ndeshjen finale të Kupën e Mbretit ndaj Athletic Bilbaos më 17 prill.

Barcelona rikthehet në Camp Nou më 22 prill, kur edhe do të luajë përsëri kundër një ekipi madrilien, Getafe.

Villarreal dhe Granada do të jenë kundërshtarët tjerë të Barcelonës në këtë muaj.

Në qoftë se Barcelona arrin që të fitojë gjithë këto ndeshje dhe Atletico Madrid të bëjë një gabim, atëherë do të jetë në rrugë të duhur për titull./Lajmi.net

Image

Read Previous

Dënohen 575 qytetarë për 24 orë, shkelën masat antiCovid-19

Read Next

Sejdiu: Organizimi i dobët për shkak të hezitimit të mjekëve ka shkaktuar paqartësi rreth vaksinimit