Dani Olmo rikthehet në shtëpi te Barcelona, klubi në të cilin nisi karrierën në vitin 2007. Fantazisti që shkëlqeu në Euro 2024 me Spanjën lë Leipizig duke firmosur me katalanasit një kontratë deri në verën e vitit 2030. Olmo i kushtoi Barcelonës 47 milionë euro, por duke përllogaritur edhe bonuset kjo shifër shkon në 60 milionë euro.
Ajo që bën më shumë përshtypje në këtë kontratë është klauzola e lirimit. Kështu, kushdo klub që do të tentojë të transferojë olmon para vitit 2030, do të duhet të derdhë në arkat e Barcelonës plot 500 milionë euro./supersport.al/