Barcelona e interesuar për mbrojtësin e Atalantas

Pas Juventusit edhe Barcelona është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Robin Gosens, ka raportuar të hënën “Diario Sport”.

Gosens pritet të largohet nga Atalanta këtë verë dhe te Barcelona po shihet si përforcim i duhur për krahun e majtë.

Për transferimin e Gosensit, Barcelona është e bindur se mund ta bind Atalantan në lirimin e tij për një ofertë prej 25 milionë eurosh.

Gosens ka kontratë me Atalantan deri vitin tjetër kurse këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka bërë tetë asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është reprezentues i Gjermanisë kurse te Atalanta u transferua në vitin 2017 nga Heraclesi./Koha.net/

Read Previous

Klubi nga Premier Liga ofertë për Rashicën

Read Next

Trinjaket vështirë të bien dakord me njëra-tjetrën