Barcelona ka zhvilluar një plan për rikthimin e Lionel Messit. Sipas Sport, Barcelona do të prezantojë një plan të ngjashëm në La Liga për rikthimin e argjentinasit javën e ardhshme.
Ideja e menaxhimit të Barcës është të shkurtojë listën e pagave, të shesë disa lojtarë dhe të marrë të ardhura nga disa burime. Nëse e gjithë kjo mund të realizohet, rikthimi i Messit do të bëhet mjaft real.
Kujtojmë se Lionel mund të bëhet lojtar i lirë në verë nëse nuk rinovon kontratën që skadon me PSG-në. /G.D abcnews.al/