Barcelona dhe Arsenali po punojnë për një shkëmbim mes Coutinho dhe Aubameyang

Shkëmbim i bujshëm në prag, që po mendohet nga Barcelona dhe Arsenali, shkruan Sky Sports.

Dy klubet po e shikojnë si mundësi, që Philippe Coutinho të rikthehet në Angli, kurse Pierre-Emerick Aubameyang të marrë avionin për Katalonjë.

Sulmuesi i “Topçinjve” do e merrte në konsideratë këtë lëvizje, pasi Arsenali nuk luan në Champions League këtë sezon.

Coutinho nga ana tjetër është një barrë që Barcelona kërkon ta heqë me çdo kusht, pasi është lojtari i dytë më i paguar, pas Antoine Griezmann. /abcnews.al

Read Previous

Rreth 9 mijë aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 17 tetorit

Read Next

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan: Jemi falënderues ndaj Shqipërisë dhe Kosovës