Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara

Që kur Xavi Hernandez njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqje si trajner i Barcelonës në fund të sezonit, ka pasur spekulime të vazhdueshme se ai mund të ndryshojë vendimin e tij përpara se sezoni të përfundojë.

Pjesa më e madhe e spekulimeve është nxitur nga raportimet se Joan Laporta dhe Deco do të dëshironin të shihnin Xavi të qëndronte, edhe pse trajneri 44-vjeçar, sa herë që e ka trajtuar situatën në media, e ka pasur të qartë se dëshiron në verë.

Megjithatë, Barcelona vazhdon të ketë besim të verbër në qëndrimin e Xavit edhe për sezonin e ardhshëm 2024/25.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, ata besojnë se Xavi do të vazhdojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara nga tani deri në fund të sezonit.

Objektivat janë fitimi i La Ligës ose Ligës së Kampionëve, por te kjo e fundit do të ishte e pranueshme edhe arritja në finale.

Është një objektiv shumë i lartë për Barcelonën që të fitojë njërën nga këto gara, por nuk përjashtohet plotësisht.

Megjithatë, edhe nëse arrihet ndonjëra nga këto, nuk është aspak e garantuar që Xavi do të ndryshojë mendje, pasi vendimi i përket enkas vetëm atij. /Telegrafi/

Read Previous

AMMK: Gjendje e rëndë e ajrit në Kosovë

Read Next

Kurti: Në komunat veriore në lokale po paguhet me euro