Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur në një pikë të përbashkët për rinovimin e kontratës.
Superyllit argjentinas i skadon kontrata e deritanishme më 30 qershor, ashtu që bordi i Blaugranëve është duke u angazhuar maksimalisht që ta mbajë 34-vjeçarin.
Dhe sipas Romanos, Messi do të nënshkruajë kontratë trevjeçare në javën e ardhshme që do të jetë valide deri në qershor të vitit 2023.
“Vazhdimi i kontratës së Lionel Messit me Barcelonën, më në fund po vjen. Bordi i Barcës dhe kampi i Messit janë të vendosur që në javën e ardhshme ta publikojnë zyrtarisht marrëveshjen deri në qershor 2023”.
“Të dyja palët e përfshira janë duke punuar që t’i zgjidhin detajet në klauzolat e kontratës”, ka shkruar Romano në Twitter. /Telegrafi/