Barcelona afër marrëveshjes me Messin për kontratën e re

Barcelona ende nuk e ka zgjidhur çështjen e rinovimit të Messit, por duket se nuk do kalojë shumë dhe kapiteni do vendosë të zezën mbi të bardhë dhe do firmosë kontratën e re. Një nga hapat drejt asaj rruge ka ndodhur.

Avioni privat i “Pleshtit” ka zbarkuar në aeroportin “El Prat”, me Messin, që i është drejtuar shtëpisë së tij në provincën e Castelldefels, i shoqëruar nga roja të shumtë sigurie dhe anëtarë të klubit të Barçës.

Ardhja e tij ndodh pas thuajse një muaji mjaft intensiv, por edhe të lumtur për të. Ai fitoi Copa America me Argjentinën dhe më pas shijoi pushimet e tij në Miami dhe Republikën Dominikane.

Mundo Deportivo raporton se ardhja e Messit qartëson edhe një herë se gjithçka mbi rinovimin është mbyllur. Ai do firmosë për 5 vite dhe leja nga La liga ka ardhur. Firma e Messit pritet të shoqërohet nga disa largime të tjera këtë verë, për të liruar hapësirat financiare. /abcnews.al

Read Previous

Ia “rrëmbeu” Milanit, Juventus siguron talentin brazilian

Read Next

Trusti ka një lajm të mirë