Barazimi ndaj Andorrës, Rashkaj: Problemi kryesor i Kosovës ishte nënçmimi i kundërshtarit

Fitore dhe asnjë rezultat tjetër. Me këtë ide Kosova iu ças ndeshjes ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Megjithatë, ndeshja në “Fadil Vokrri” zhgënjeu të gjithë Kosovën.

“Dardanët” nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj ekipit që konsiderohet më i dobëti në grupin I.

Ky barazim zbeh jashtëzakonisht shumë shpresat e “Dardanëve për kualifikim historik në Kampionat Evropian.

E ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj e ka gjetur problemin e dështimit të Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën Express, Rashkaj tha se problemi kryesor te Kosova ka qenë nënçmimi i kundërshtarit.

“Rezultati dhe loja ka lënë shumë për të dëshiruar. Nuk kemi ndërtim te aksioneve si duhet dhe shpresojmë shumë vetëm në kualitetet individuale, por futbolli duhet të funksionojë si ekip me idé të qartë për lojë. Është normale që përgjegjësia shkon te trajneri, por edhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësi në fushë. Problemi kryesor ka qenë nënçmimi i kundërshtarit”, tha Rashkaj.

Me këtë barazim, Kosova mbetet ende pa fitore dhe ka dy pikë pas dy ndeshjeve në vendin e tretë në grupin I të eliminatoreve për Euro 2024.

Ndeshjet e radhës, Kosova i zhvillon në muajin qershor, ku do të përballet me Rumaninë më 16 qershor në “Fadil Vokrri” dhe tri ditë më vonë udhëtojmë për t’u përballur me Bjellorusinë. /Gazeta Express/

Read Previous

FDHK: Katër raste të krimeve të luftës po qëndrojnë pezull në Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Read Next

Instituti italian “Piepoli” : 74 për qind e shqiptarëve duan krijimin e një shteti të përbashkët Shqipëri-Kosovë