Mbrëmë ka filluar seria e dëgjimeve buxhetore në komunën e Gjakovës. Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj bashkë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati qëndruan në fshatin Skivjan për të dëgjuar kërkesat e banorëve të disa fshatrave. Uliks Hasani nga fshati Hereq kërkoi të dijë më tepër për një pjesë të rrugës së pashtruar në fshatin e tij.
Mbi këtë kërkesë drejtori, Halilaj sqaroi se sa i përket rrugëve më të vogla, nevojitet një kod i përbashkët, dhe kjo kërkesë do të merret parasysh nga dikasteri kompetent.
Kërkesa pati edhe nga banorët e Planqorit. Besnik Frrokaj nga ky fshtat, ndër shumë pyetje që parashtroi, kërkoi të dijë më tepër për kanalet e ujitjes.
Lidhur me këtë pyetje u përgjigj drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati I cili tha se aty ku do të mund të ndërhyhet me kod buxhetor, do të mundohen të ofrojnë zgjidhje.
Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në rajone të tjerat për të shqyrtuar dhe prioritizuar kërkesat e banorëve të komunës së Gjakovës.