Në lagjen “Leke Dukagjini” në Dardani banorët po përballen me probleme të pazgjidhura prej vitesh.
Mungesa e kanalizimit është problemi kryesor që i shqetëson banorët e këtushëm, sepse janë në hall me fekalet që dalin në rrugë.
Era kundërmuese është e vazhdueshme, madje shpesh edhe janë helmuar banorët. Nuk janë të rralla raste kur vendi është vërshuar nga uji si rezultat i reshjeve përshkak të mungesës së kanalizimeve.
Të gjendur në një situatë të tillë, banorët kërkuan që institucionet të kthejne kokën edhe nga kjo lagje dhe nëse gjendja do të mbetet e njejtë problemi mund të zgjerohet.